AlbanianSport.com 24.03.2017 20:05
ASNN – Përkundër etheve të Kombëtares kuqezi, Kampionati Kombëtar i Futbollit vazhdon me ndeshjet e nivelit të dytë të tij, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë sot takimin më të spikatur të javës së 21-të të grupit A, atë midis Kamzës dhe Erzenit, që u mbyll me fitoren minimale të vendasve.
Maratona e transmetimeve sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, e cila ka ngritur siparin të mërkurën dhe enjten me dy sfida të Euroligës së basketbollit të meshkujve, ka vijuar në mesnatë me përballjen amerikanolatine midis Uruguajit dhe Brazilit që u fitua nga 5 herë kampionët e botës me rezultatin e thellë 4-1.
Kjo maratonë ka vijuar të premten, me duelin e vlefshëm për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, midis Kamzës dhe Erzenit, që u luajt pasdreke. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 21-të të grupit A, apo grupit të Veriut dhe Kamza ka arritur një fitore minimale, por të mjaftueshme për të ruajtur kreun e renditjes.
Dhe, bashkë me të, edhe shpresën për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Fati i këtij takimi do të vendosej në minutën e 23-të, kur Mehmeti do të gjente golin e epërsisë për Kamzën. Të dielën, duke nisur nga ora 14:00, vjen një tjetër ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë, ajo midis Lushnjës dhe Pogradecit,