AlbanianSport.com 24.03.2017 11:15
ASNN – Maratona e transmetimeve sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, e cila ka ngritur siparin të mërkurën dhe enjten me dy sfida të Euroligës së basketbollit të meshkujve ka vijuar në mesnatë me përballjen amerikanolatine midis Uruguajit dhe Brazilit që u fitua nga 5 herë kampionët e botës me rezultatin e thellë 4-1.
Kjo maratonë vijon sot, me duelin e vlefshëm për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, midis Kamzës dhe Erzenit, që nis në ora 14:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 21-të të grupit A, apo grupit të Veriut dhe Kamza do të synojë fitoren për të ruajtur kreun e renditjes.
Dhe, bashkë me të, edhe shpresën për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndërkohë, në ora 20:45, vjen padyshim supersfida historike e Palermos, ku Shqipëria do të përballet me Italinë, ndërsa paralelisht, në RTSH 2, vjen përballja e Kosovës me Islandën.