Gjergj Vyshka 24.03.2017 09:35
Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, ka lajmëruar se sot në mjediset e Hotel “Sky Tower” në Tiranë do të shpallen sportistët më të mirë të vitit 2016.
E ato janë Luiza Gega, nënkampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa, si dhe Izmir Smajlaj, kampion i Evropës në kërcim së gjati në salla të mbyllura më 2017.
Ndërkohë që janë dy atletët që pritet të nderojnë përsëri atletikën shqiptare në vitin 2017 në arenën ndërkombëtare.
Sakaq nga presidenti Ruli mësohet se do të dekorojë dhe disa nga figurat e këtij sporti në vend për gjithçka që kanë dhënë në rritjen e atletikës shqiptare në karrierën e tyre.
E kështu duket se do të jetë një mesditë magjike për atletikën shqiptare.