Kombëtarja / De Biazi në Palermo: Duhet shumë kujdes ndaj Italisë!

Share Button

AlbanianSport.com 23.03.2017 20:00

ASNN – Për sfidën e së premtes me Italinë, trajneri i Shqipërisë, Xhovani De Biazi ka kërkuar përkushtim maksimal nga futbollistët e tij. “Nëse zbatojnë detyrat dhe nuk bëjnë gabime foshnjarake, atëherë edhe rezultati pozitiv nuk do të mungojë”, – ka thënë trajneri italian. Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e së enjtes në Palermo për t’u përgatitur për sfidën e së premtes me Italinë.

Trajneri i kuqezinjve, Xhovani De Biazi, ka ardhur vjen në këtë ndeshje me bindjen se skuadra që ai drejton mund të arrijë një rezultat pozitiv ndaj vendasve. “Fitorja do të jetë një kënaqësi, – ka thënë ai. – E nëse do të ndodhë, nuk do të ndjehem aspak në faj. Ne duhet të luajmë në fushë me shumë kujdes, të mos bëjmë gabime foshnjarake, e të vëmë në vështirësi kundërshtarin.”

“Të mbrohemi mirë e të kundërsulmojmë, duke shfrytëzuar rastet që do të na krijohen”, – shtoi italiani me pasaportë shqiptare. Përsa i përket asaj se kush do të luajë në portë, Hoxha apo Strakosha, De Biazi përgjigjet: “Do të jetë një surprizë”. Nëse do të arrijë Shqipëria të marrë një mrekulli të premten në Palermo, duke fituar nga Italisë? “Nuk e di se çfarë mrekullie do të sjellë në fushë Jezusi”, – ka thënë trajneri kuqezi.

“Por unë di që ne duhet të luajmë me shumë kujdes dhe t’i krijojmë vështirësi Italisë të dalë në lojën e saj” – ka shtuar me tej De Biazi. Përsa i përket formacionit, trajneri nuk ka dhënë asnjë detaj, por ka theksuar se ka ende 3-4 lojtarë ende në dyshim. Në konferencën për shtyp ka munguar kapiteni Ansi Agolli, të cilin, trajneri italian e ka justifikuar me vonesën e avionit.

Ndërkohë që gjatë seancës stërvitore të pasdites, në Stadiumin “Renzo Barbera”, është dëmtuar Arlind Ajeti. Ai ka kryer stërvitje të diferencuar dhe vetëm në orët në vazhdim do të merret vesh nga stafi mjekësor nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur të premten në mbrëmje apo jo. Ky është një lajm i keq për skuadrën kuqezi, kur dihet që në qendër të mbrojtjes mungojnë edhe Gjimshiti dhe Mavraj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh