AlbanianSport.com 23.03.2017 16:45
ASNN – Besëlidhja-Tirana dhe Skënderbeu-Teuta janë dy çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll.
Ky është verdikti i shortit të hedhur sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa takimet e para do të luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit, dy javë më pas, më 19 prill 2017.
Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka hedhur të enjten shortin e gjysmëfinaleve, duke vënë përballë Tiranës surprizën e këtij sezoni, Besëlidhjen, në njërin çift, dhe Skënderbeun dhe Teutën, në çiftin tjetër.
Pas shortit, përfaqësuesit e 4 klubeve gjysmëfinaliste kanë dhënë përshtypjet e tyre për kundërshtarin.