Gjergj Vyshka 23.03.2017 12:25
Goga Basket i ka shtuar vetes lojtaren e 4-t të huaj. Pas amerikanes MekRoi, boshnjakeve Omerbashiç dhe Alajgiç, tashmë ka mbërritur dhe Stefani Gardner. Organizatorja fazën e parë ka luajtur në Greqi dhe në të dytën, përpara se të mbërrinte në Durrës, ka qenë në Serbi.
Madje sipas informacionit që jep trajneri i Goga Basket, Henri Moja, Gardner më parë ka luajtur në Rumani dhe në Bundesligën dy. Karrierën e vet e ka nisumi me Majemin në Florida, teksa ka luajtur për tre sezone 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013. Në 2014-2015 është në Universitatea Klujzh në Rumani.
Ka luajtur më 2016-2017 në Kuetzales de Sajoma në Meksikë, Panthers Osnabruk në Gjermani dhe Terpsithea Glifadas në Greqi. Me një karrierë kaq të pasur duket se do t’i japi një dorë të mirë Goga Basket, që kërkon që të jetë për herë të parë “kampione” e Shqipërisë në basketboll për femra.