Gjergj Vyshka 22.03.2017 18:55
Në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të FIBA Europe Cup për meshkuj, midis Elan Shalonuit dhe Cibonës, që u mbyll në favor të vendasve me shifrat 83-78 (21-16, 15-23, 23-21, 24-18), ka gjykuar edhe ndërkombëtari Gentian Cici.
Ishte ndeshja e tij e 5-të në FIBA Europe Cup për këtë sezon, teksa ka arritur në kuotën e 22 ndeshjeve ndërkombëtare, sepse numëron dhe 15 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Euroligën e femrave.
Ai ka qenë së bashku me spanjollin Visente Bulton dhe bullgarin Martin Horozov, kurse vëzhgues ishte Xhon Gonçalves nga Gjibraltari. Kësisoj Cici mbetet në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve si gjyqtar basketbolli.