AlbanianSport.com 22.03.2017 17:05
ASNN – Hysaj dhe Kukeli janë dy futbollistët e radhës të ekipit kombëtar që kanë dhënë, gjatë konferencës së sotme për shtyp, mendimin e tyre për sfidën e së premtes Itali-Shqipëri. Ata shprehen se ndeshja do të jetë e vështirë, por rezultati pozitiv nuk është një mision i pamundur.
Kështu, ekipi kombëtar i futbollit po vijon përgatitjet me intensitet të larte në pritje të përballjes se 24 marsit 2017 me Italinë në Palermo. Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosfere optimiste dhe të gjithë e presin me padurim këtë përballje historike me 4 herë kampionët e botës.
Por, përtej optimizmit, Hysaj dhe Kukeli shprehen se do të jetë një mision e vështirë për të marrë rezultat pozitiv, por jo i pamundur. Pasditen e së mërkurës, ekipi kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri, ndërsa të enjten, Kombëtarja do të niset drejt Italisë, për të kryer edhe stërvitjen e fundit atje, përpara sfidës së të premtes.