ASNN – Pas Frilavit, Xheksonit dhe Palmerit, apo dhe dy shqiptarëve, Hamati e Gjonaj, shkodranët kanë prezantuar ardhjen më të fundit, që është qendra Kris Oliver. Edhe pse kuqeblutë janë përforcuar me amerikanin e 4-t, duke e çuar kështu në 6 numrin e blerjeve për këtë sezon, inspektori Zaganjori e shikon të vështirë luftën për titull.
Kjo, sepse kanë rival një Tiranë shumë të fortë dhe të përforcuar po aq sa Vllaznia. “Tirana është një ekip shumë i fortë, sepse edhe ajo ka në përbërjen e saj blerje të rëndësishme dhe me peshë, – deklaroi ai. – Por ne mendojmë që të bëjmë të pamundurën që Vllaznia të shpallet për herë të katërt “kampione”.”
Inspektori Zaganjori. Zaganjori ka folur edhe për fazën e “play-off”-it final, duke theksuar se e parashikon se do të jetë ndër finalet më të forta të viteve të fundit në basketbollin shqiptar ajo mes Tiranës e Vllaznisë.