AlbanianSport.com 21.03.2017 12:45
ASNN – Organizmi që qeveris lëvizjen olimpike në Shqipëri, KOKSH, dhe universiteti i vetëm i profilizuar të sportit në vend, UST, kanë formalizuar partneritetin e plotë midis tyre me nënshkrimin e një marrëveshjeje që parashikon programe të përbashkëta trajnimi dhe specializimi.
Të martën është nënshkruar në kryeqytet një marrëveshje bashkëpunimi midis Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës. Kjo marrëveshje, e nënshkruar midis kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani, dhe Rektorit Agron Suka, parashikon, ndër të tjera, programe të përbashkëta trajnimi dhe specializimi.
Kjo marrëveshje formalizon edhe partneritetin e plotë të organizmit që qeveris lëvizjen olimpike në Shqipëri, me universitetin e vetëm të profilizuar të sportit në vend.