Gjergj Vyshka 20.03.2017 13:20
Erzeni nderohet me titullin “Nderi i Volejbollit Shqiptar”, shpallet 12-shja më e mirë e formacionit të rrjetës shijakase. Kështu pra është vlerësuar dhe 12-shja më e mirë e Erzenit ndër vite.
Ajo ka nisur Lulëzim Aliten e ka vazhduar më pas me Hysen Xhanin, Agron Dukën, Hasan Gurabardhin, Agim Shalën, Edmond Jazenxhiun, Artur Gjatën, Hysni Markun, Indrid Bukën, Sajmir Guzen, Aurel Kajën dhe Klodian Kasën.
Trajnerët më të mirë të Erzenit ndër vite Ali Gurabardhi dhe Agim Doraci. E pas kësaj shpalljeje, të gjithë kanë diskutuar e janë argëtuar duke kujtuar dhe vite të shkuara, ndërsa volejbolli është kthyer dhe një herë në një familje të madhe. Ashtu sikurse është në fakt…