AlbanianSport.com 19.03.2017 14:35
ASNN – Edicioni i parë i “Albanian Bowl”, turneut të tenisit që ishte i barazvlefshëm me Kampionatin Kombëtar për Grupmoshat Nën-10, Nën-12 dhe Nën-14-vjeçe, është zhvilluar nga e premtja deri në dielën në kryeqytet.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe cilësinë, që sipas tij, ishin premtuese, por ka theksuar se lipset të zgjerohet gjeografia e këtij sporti në vend.
Në mjediset e “National Sport Park” në kryeqytet u zhvillua përgjatë 3 ditëve të fundjavë edicioni i parë i “Albanian Bowl”, që ishte i barazvlefshëm me Kampionatin Kombëtar për Grupmoshat Nën-10, Nën-12 dhe Nën-14-vjeçe.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, ka vlerësuar pjesëmarrjen, që sipas tij, ishte premtuese. Sipas tij, cilësia ka qenë e kënaqeshme, por lipset të zgjerohet gjeografia.
Kreu i tenisit shqiptar ka theksuar se tanimë vëmendja do të zhvendoset drejt pjesëmarrjen në “Davis Cup”.