Gjergj Vyshka 19.03.2017 13:45
Vllaznia e Mark Krroqit ka luajtur për gjithçka në “Farie Hoti” dhe në dy setet e para, që i ka marrë 20-25 dhe 22-25, nuk ka zhgënjyer. Por Tirana e përmbys, ndërsa fiton setin e tretë 25-19 dhe të katërtin 27-25. Në të fundit, edhe pse është luajtur pikë më pikë, ndërsa ka pasur kundërshti për vendimet e Fështit dhe Kukës, gjithçka është fituar nga Tirana 15-12 dhe 3-2.
Shënuesi më i mirë i ndeshjes është Klodian Ferhati i Tiranës, me 26 pikë, i ndjekur nga Nikolin Qafarena i Vllaznisë, me 22 pikë, dhe Xhorxheviç i Vllaznisë, me 19 pikë. Në bllok ka dalë fitues Emiljano Ndoni i Tiranës, me 4 mure të suksesshme, i ndjekur nga Xhija i Tiranës dhe Drinasi i Vllaznisë, me nga 3 mure fituese. Në shërbim është dalluar Nikolin Qafarena i Vllaznisë me 5 rezultativë.
Në total, në 5 sete, Tirana ka shënuar 109 pikë, prej të cilave 72 pikë vetë, kurse 37 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë. Në krahun tjetër, në 5 sete, Vllaznia ka shënuar 106, pikë prej të cilave 82 pikë vetë, kurse 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. E kështu, duket se Vllaznia, fituese e saposhpallur e Kupës së Shqipërisë, i ka djegur kështu shanset për në “play-off”.
Tirana – Vllaznia 3-2
(20-25, 22-25, 25-19, 27-25, 15-12)
Tirana: Xhija, Gaxiri, Gega, Ferhati, Sotir, Kasemi (L), Ndoni / Peçi, Sheldija, Joanidhi (L). Trajner: I. Koja
Vllaznia: Çekini, Kola (L), Xhorxheviç, N. Qafarena, Rrashketa, Drinasi, Gjoklaj / Jukni, Lloshi. Trajner: M. Krroqi
Gjyqtarë: I. Fështi (Tiranë), R. Kuka (Vlorë)
Ndihmës: A. Brokaj, A. Nurja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 15-të
(17-18 mars 2017)
Të premten:
Partizani – Studenti 1-3
Të shtunën:
Skënderbeu – Erzeni 1-3
Tirana – Vllaznia 3-2
21 mars 2017:
Teuta – Elbasani
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 13 12 1 37-6 36
- Farka Volej 12 10 2 32-11 30
- Studenti 13 10 3 30-18 28
- Tirana 14 9 5 31-20 26
- Vllaznia 13 6 7 27-23 21
- Erzeni 13 6 7 26-24 19
- Skënderbeu 14 2 12 7-38 6
- Teuta 13 2 11 9-35 5
9. Elbasani 11 1 10 7-32 3