Gjergj Vyshka 19.03.2017 11:15
Në javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave, Vllaznia, Juban Danja, Kinostudio dhe Apolonia, kanë shpërthyer me goleada. Dhjetë gola kanë shënuar shkodranet ndaj Skënderbeut, atje ku Doçi ka realizuar 5 gola e Muja po kaq.
Ndërkohë, Apolonia ka ndëshkuar Dajtin me një rezultat tenistik dhe, kështu, fieraket e Vangjel Capos kanë mbajtur vendin e dytë në renditje. Zarka, Ke. Goro 4 gola dhe Xhindole kanë fiksuar rezultatin 6-0.
Por nuk ka mbetur menjanë dhe Juban Danja, që ka fituar 11-1 me “The Door”. Apo Kinostudio, 9-0 ndaj Tirana AS. Rezultati më i ngushtë është fiksuar në Durrës, 3-2 Akademua AAS ndaj Teutës vendase.
Kështu është mbyllur java e e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave, pa kurrfarë incidenti.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 13-të
(18 mars 2017)
Të shtunën:
Vllaznia – Skënderbeu 10-0
Apolonia – Dajti 6-0
Tirana AS – Kinostudio 0-9
The Door – Juban Danja 1-11
Teuta – AAS 2-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 13 13 0 0 129-1 39
- Apolonia 13 11 1 1 57-6 34
- Kinostudio 13 9 1 3 94-18 28
- Akademia AAS 13 7 1 5 38-35 22
- Teuta 13 6 1 6 29-39 19
- Tirana AS 12 5 1 6 38-33 16
- Juban Danja 13 6 1 6 40-47 19
- Skënderbeu 13 3 0 10 9-92 9
- Dajti 13 1 0 12 7-69 3
- The Door 12 0 0 12 9-111 0