AlbanianSport.com 19.03.2017 08:45
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra është drejt mbylljes së sezonit të rregullt të tij, për t’ia lënë më pas fjalën fazës së “play-off”-it. 4 skuadrat pretendente për pjesëmarrje në këtë fazë, Goga Basket, Tirana, Flamurtari dhe Vllaznia kanë korrur fitore në ndeshjet e javës së 16-të, duke çimentuar pozicionet e tyre në renditje.
Janë zhvilluar në fundjavë të gjitha takimet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, ku Apolonia, për efekt kalendari, ishte pushim. Goga Basket ka mposhtur bindshëm Skënderbeun, 84-44, dhe vazhdon të ruajë kreun e renditjes me 27 pikë, po aq sa ka edhe Tirana.
Kjo e fundit nuk ka gabuar në Elbasan, duke fituar ndaj vendaseve me shifrat 75-57. Dy rivalet kanë një pikë më tepër sesa kampionia në fuqi, Flamurtari, që ka fituar me 30 pikë epërsi, 88-58, në fushën e vet ndaj Studentit, në takimin pamje të të cilit i përcjell kjo kronikë.
Vllaznia mbetet në vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in final të titullit, pasi ka fituar në Kamëz ndaj ekipit vendas me shifrat 70-41.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(17-18 mars 2017)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 41-70
Të shtunën:
Flamurtari – Studenti 88-58
Goga Basket – Skënderbeu 84-44
Elbasani – Tirana 57-75
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 14 13 1 1274-765 27
- Tirana 14 13 1 1016-878 27
- Flamurtari 14 12 2 1203-910 26
- Vllaznia 15 8 7 1019-955 23
- Studenti 14 7 7 932-926 21
- Skënderbeu 14 5 9 875-1030 19
- Elbasani 14 4 10 969-1036 18
- Apolonia 14 2 12 873-1173 16
- Kamza Basket 15 0 15 765-1351 15