Gjergj Vyshka 17.03.2017 12:30
Hasan Gurabardhi është i fundit i fisit Gurabardhi që ka dhënë për volejbollin e Erzenit. “Ali Gurabardhi, – shpjegon ish-lojtari i Erzenit, – është themeluesi këtij klubi për këtë sport. Xhaja im mbush 82 vjeç dhe ka shumë nostalgji për këtë sport. Besoj se do të vijë ditën e diel për të parë ekipin, edhe pse është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Është një nga pionierët e volejbollit dhe si shef klubi është ka qenë i suksesshëm.”
“Madje edhe sot e thërrasin me këtë epitet, shef Aliu”, – shton ai. Në Shijak duan më shumë futbollin, apo volejbollin? Kjo është pyetja që Sport Ekspres i ka bërë Hasan Gurabardhit, i cili do t’i përgjigjej: “Futbolli në të gjithë botën sundon, por Shijaku ka rezultate të shkëlqyera në volejboll. Nuk ka dalë Elbasani “kampion” me Hysen Domin, Ilir Balliun e Artur Dhimën.”
“Nuk ka dalë Vllaznia “kampion” me Ali Bushatin e Boriçin. S’ka dalë Skënderbeu me Petrika Suxhon, Tomi Ballin dhe Donald Suxhon. Nuk ka dalë Flamurtari me Ylli Lulushin, Todi Drizën dhe Vladimir Sadushin. Shijaku është legjendë në volejboll që theu dominimin total të ekipeve të kryeqytetit”, – ka përfunduar trajneri i Barleti Volejit, Hasan Gurabardhi.