AlbanianSport.com 15.11.2014 09:35
ASNN – Stërvitjen e fundit të javës, Dinamo do ta zhvillojë sot si gjithnjë në ora 09:30. Në mungesë të një kundërshtari për miqësore, kuptohet edhe për të ruajtur lojtarët nga dëmtimet, atëherë Dinamo ka vendosur të bëjë ndeshje kontrolli brenda familjes. Për shkak dëmtimesh nuk kanë qenë dhe dje në stërvitje Rexhepi dhe Muça, ndërsa vazhdon të mos jetë në gjendjen e tij maksimale dhe Duqi.
Megjithatë dinamovitët shpresojnë që të 3 këta lojtarë të jenë të gatshëm dhe për ndeshjen e vështirë të Ballshit, atje ku do të konfirmohet se sa është në gjendje Dinamo për të qenë kryesuese e grupit të Jugut. Përgjithësisht gjendja është e mirë dhe e qetë tek Dinamo.
“Sepse fitorja me Shkumbinin në fushën tonë, apo dhe kryesimi na ka dhënë më shumë qetësi për ta përgatitur ashtu si duhet ndeshjen e radhës në Ballsh”, ka theksuar mesfushori Arifaj.