AlbanianSport.com 16.03.2017 10:40
ASNN – Shpesh, për të përgëzuar një çiklist, përdoret shprehja “i shpejtë si era”. Por, në rastin e kësaj gare në Afrikën e Jugut, era ka qenë shumë më e shpejtë dhe më e fortë se çiklistët.
Pamjet që po ndjekim vijnë nga Kejp Tauni, në skajin më jugor të kontinentit afrikan, ku erërat e forta e kanë bërë të pamundur, madje edhe të rrezikshme, vazhdimin e një gare me biçikleta.
Madje, era e fortë nuk ka kursyer as mjetet motorrike të gjyqtarëve të garës dhe të policisë rrugore, që gjithashtu kanë patur nevojë për ndihmë.