Gjergj Vyshka 16.03.2017 08:50
Skuadra e meshkujve të hendbollit të Cërrikut është duke u stërvitur maksimalisht për ndeshjen e radhës në kampionat, atë që do të luhet në Shkodër përballë Vllaznisë vendëse.
Trajneri i Cërrikut, Florian Dedja, është optimist për këtë vizitë të vështirë dhe kërkon fitoren ndaj shkodranëve. Skuadra është në formë mjaft të mirë dhe gati për t’u përballur me Vllazinë.
Kjo është një ndeshje e vlefshme për kampionat, ku djemtë cërrikas janë pretendentë kryesor për titull. Bashkia po i qëndron pranë ekipit duke i plotësuar çdo gjë që ata të ndihen komod.
Siç dihet, Cërriku në hendboll për meshkuj ka ndryshuar plotësisht, pasi ka marrë tre përforcime cilësore nga Elbasani. Ndaj objektivi i tyre i vetëm është fitorja në Shkodër ndaj Vllaznisë vendëse