AlbanianSport.com 15.11.2014 07:55
ASNN – Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka bërë të ditur se sot do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Të Rriturve, i cili do të nisë në ora 09:00 për të përfunduar në ora 15:00.
Kampionati kombëtar i mundjes për të rritur do të zhvillohet në të dy stilet, e lirë dhe klasike, ndërsa në ora 12:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet dhe ceremonia e hapjes së kësaj veprimtarie.
Pas këtij kampionati, mundja shqiptare bëhet gati për të marrë pjesë në turneun e Kosovës dhe të Greqisë, atje ku do të shkojnë kampionët e të dy stileve, që do të shpallen sot.