Basketboll – Meshkuj / Partizani korr fitoren e 14-të radhazi, Fagu i luan të gjithë

Share Button

Gjergj Vyshka 15.03.2017 08:50

Partizani ka luajtur në fillim me pesëshen e tij më të mirë në takimin e zhviluar dje në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, teksa ka mundur Skënderbeun 93-52. Që do të thotë se në parket janë Pregja, Jareci, Gozhdari, Pylla e Qilimi. Por gjërat nuk shkojnë si duhet, aq më tepër që Thanasi e Duci godasin nëpërmjet 3-pikëshave.

Madje në një moment Skënderbeu është në epërsi 7-8 dhe vetëm pas këtij momenti Partizani nis të shkëputet në 11-8 derisa fiton pjesën e parë 23-15. E dyta një tjetër 5-she në fushë. Këtë herë Babasuli, Kristo, Ikonomi, Bardhi dhe Selimaj. E diku më pas dhe Dervishi. Por sërish ka diçka që nuk funksionon, ndërsa Partizani fiton me dy pikë diferencë, 17-15 dhe në pushim ka kryesuar 40-30.

Mënyra e sulmit dhe mënyra e mbrojtjes kanë qenë në qendër të vëmendjes së kritikave të Fagut për të tijtë. Skuadra reagon, ndërsa Skënderbeu nis të mos jetë më në fushë, ndonëse Nika i aktivizon të gjithë. 23-11 pjesa e tretë, 30-11 e fundit dhe në total 93-52 për Partizanin, atje ku duhet evidentuar Marvi Kristo me 18 pikë dhe plot gjashtë trepikësha.

Dervishi dhe Thanasi kanë pasur një “kokë më kokë” mes tyre, por gjithçka është zgjidhur paq, ndërsa Partizani ka shënuar fitoren e 14-të radhazi…

 

Partizani – Skënderbeu       93-52

(23-15, 17-15, 23-11, 30-11)

Partizani: Pregja (8), Gozhdari (5), Pylla (16), Qilimi (11), Jareci (6) / Babasuli (7), Kristo (18), Ikonomi (1), Bardhi (6), Selimaj (15), Dervishi. Trajnerë: A. Fagu / E. Ismeti

Skënderbeu: Thanas (10), O. Simaku (8), Habip (8), Topi (14), Duci (3) / Bala, S. Simaku (5), Terolli (2), Bello, Germenji, Treska, Qazimllari. Trajner: I. Nika

Gjyqtarë: S. Tafilica, F. Malevi (Shkodër)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Kategoria e Parë

 

Java e 17-të

(14 mars 2017)

 

Të martën:

Apolonia – Tirana Eagles Basket 67-59

Partizani – Skënderbeu                  93-52

Elbasani                                            pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Partizani                    14        14          0        1105-664       28
  2. Eagles Basket          13          8          5          850-744       21
  3. Apolonia                    14          6          8          815-986       20
  4. Skënderbeu              14          3        11          891-1002     17
  5. Elbasani                    13          3        10          712-975       16

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh