Xhudo / Mbahet Kampionati i të rriturve & paratërinjve, dominon Studenti

Share Button

Gjergj Vyshka 13.03.2017 17:05

Xhudo shqiptare ka zhvilluar veprimtarinë e saj të parë për vitin 2017, ndërsa bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve dhe Të Rriturave, por dhe për Paratërinjtë. Ky kampionat, sipas informacionit që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Federata Shqiptare e Xhudos përpara garave ka nderuar me Mirënjohje gjyqtarin nga Kosova, Fatmir Salihaj, i cili ka kontribuar me gjykimet e tij për veprimtaritë e këtij sporti në Shqipëri. Po kështu, gjithnjë përpara kampionatit, i është dhënë certifikata e instruktorit ndërkombëtar, e ardhur nga Federata Botërore e Xhudos dhe Akademia e saj dhe Universiteti i sporteve në Budapest, Arta Mërturit, Altin Përgjergji dhe Enrik Kocës.

Në Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve dhe Të Rriturave e Paratërinjve janë zbatuar rregullat e reja të xhudos në gjykim. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ka vlerësuar maksimalisht gjyqtarët e tapetit, Fatmir Salihajn dhe Kushtrim Gashin për gjykimin me shumë kompetencë. Në kampionat ka pasur rivalitet të madh, sidomos në peshat 60, 66 dhe 73 kilogram për të rritur.

Sportistët Roland Vasija, Indrid Çullhaj dhe Jon Vrenozi kanë treguar cilësi të lartë, ndërsa kampionati ka shërbyer dhe për caktimin e sportistëve, që do të përfaqësojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ajo që duhet theksuar është paraqitja dinjitoze e Studentit me shtatë kampionët në tre kategori moshash, ndërsa duket se po shpërblehet dhe përpjekja e shefit të klubit shumësportësh, Blendi Nallbani, për shtimin e disiplinave sportive në klubin e tij. Pa harruar këtu dhe paraqitjet e Vllaznisë e Tiranës, apo dhe Gandit Xhudo.

 

Kampionati Kombëtar i Xhudos

për Të Rritur, Të Rritura & Paratërinj

 

Rezultatet teknike:

 

Paratërinj:

Pesha 50 kg  Xhoan Byberi (Studenti)

Pesha 55 kg  Damian Çuni (Vllaznia)

Pesha 60 kg  Mustafa Rosa (Studenti)

Pesha 66 kg  Elton Dunisha (Teuta)

Pesha 73 kg  Adi Paja (Elbasani)

Pesha 81 kg  Luka Brici (Tirana)

Pesha 90 kg  Andrea Musta (Elbasani)

 

Të Rritur:

Pesha 60 kg  Roland Vasija (Vllaznia)

Pesha 66 kg  Indrid Çullhaj (Tirana)

Pesha 73 kg  Jon Vrenozi (Studenti)

Pesha 81 kg  Arnest Selmani (Studenti)

Pesha 90 kg  Ylli Ujka (Studenti)

Pesha 100 kg           Luigj Shuku (Vllaznia)

Pesha +100 kg         Erson Ramaj (Studenti)

 

Të Rritura:

Pesha 57 kg  Amanda Lika (Studenti)

Pesha 63 kg  Arta Mërturi (Gandi Xhudo)

Pesha 70 kg  Matilda Bardhi (Vllaznia)

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh