Gjergj Vyshka 13.03.2017 10:25
Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra i ka luajtur të shtunën 3 ndeshjet e para të javës së 12-të të tij dhe Juban Danja ka shkatërruar Skënderbeun, 4-0. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Teuta ndaj The Door, kurse Apolonia ka minimalisht fituar në fushë të huaj, ndaj Akademisë AAS, 0-1.
Të dielën, Tirana AS dhe Vllaznia kanë luajtur tenis me kundërshtarët e tyre. Tirana AS ka fituar 6-0 me Dajtin, atje ku ka spikatur 4-golaëshi i Begalos, që është pasuar nga Leba e Sallahi. Ndërkohë po 6 gola ka shënuar dhe Vllaznia ndaj Kinostudios. Risia është se kampionet në fuqi të futbollit të femrave kanë pësuar golin e parë në këtë sezon pas 12 javësh.
Muja dygolësh, Gjegji dhe Doçi 3-golësh kanë zhvlerësuar golin e Lufit dhe në përfundim 6-1 për Vllaznisë. Kjo ishte java e 12-të e Kampionatit të Femrave, gjithnjë nën kryesimin e Vllaznisë, që duket se e ka përfunduar sezonin pa nisur fare…
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 12-të
(11-12 mars 2017)
Të shtunën:
Juban Danja – Skënderbeu 4-0
AAS – Apolonia 0-1
The Door – Teuta 1-5
Të dielën:
Kinostudio – Vllaznia 1-6
Dajti – Tirana AS 0-6
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 12 12 0 0 119-1 36
- Apolonia 12 10 1 1 51-6 31
- Kinostudio 12 8 1 3 85-18 25
- Akademia AAS 12 6 1 5 35-33 19
- Teuta 12 6 1 5 27-36 19
- Tirana AS 11 5 1 5 38-24 16
- Juban Danja 12 5 1 6 29-46 16
- Skënderbeu 12 3 0 9 9-82 9
- Dajti 12 1 0 11 7-63 3
- The Door 11 0 0 11 8-100 0