AlbanianSport.com 14.11.2014 23:45
ASNN – Pas barazimi 1-1 të marrë me Francën, trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, ka deklaruar se ekipi i tij mund të kishte marrë edhe fitoren të premten. Ndërsa presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka kërkuar që kjo formë e mirë në miqësore të mbartet edhe në ndeshjet zyrtare. Videoja e mëposhtme sjell deklaratat e tyre si dhe të futbollistëve kuqezinj Lorik Cana, Andi Lila dhe Ledion Memushaj.