AlbanianSport.com 12.03.2017 12:05
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A2, i ka luajtur dje dy takimet e javës së tij të 8-të, ku Flamurtari, për efekt kalendari, ka qenë pushim.
Korabi nuk ka gabuar në Divjakë, duke fituar në 3 sete ndaj skuadrës vendase, dhe duke u shkëputur në krye të renditjes, ku tanimë ka grumbulluar 15 pikë në 6 ndeshje, 3 më tepër sesa vlonjatet.
Në takimin tjetër, Apolonia ka luftuar pikë për pikë me Minatorin, por, në fund janë mikeshat nga Rrësheni që fitojnë në 5 sete dhe ngjiten mbi fieraket, në vendin e 3-të të renditjes, me 11 pikë, një më tepër sesa Apolonia.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 8-të
(11 mars 2017)
Të shtunën:
Divjaka – Korabi 0-3
Apolonia – Minatori 2-3
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Korabi 6 5 1 16-4 15
- Flamurtari 6 4 2 13-8 12
- Mirdita 7 4 3 13-12 11
- Apolonia 7 3 4 14-14 10
- Divjaka 6 0 6 0-18 0