ASNN – Spektakli ka qenë më shumë se sa i garantuar në Shkodër, atje ku në një pallat sporti “Qazim Dervishi”, të tejmbushur dhe në kapacitet maksimal, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka mundur Tiranën pas dy shtesave, 96-93. Tirana ka fituar periodën e parë 13-21. Por ka thyer Vllaznia, e cila në të dytën ka triumfuar 19-18 dhe në të tretën 24-21 e në total 56-60 për bardheblutë.
Vllaznia luan mirë dhe në pjesën e 4-t. Dhe duke e fituar atë 18-14 e ka barazuar rezultatin në 74-74. Shtesa e parë ka përfunduar barazim 10-10 dhe në total 84-84. Dhe e fundit është për Vllazninë, 12-9 dhe në total 96-93. Një fitore spektakolare e Vllaznisë dhe në sytë e trajnerit të kombëtares, Antonis Kostantinidis, që ka qenë nën shoqërinë e ndihmësit të tij Afrim Bilali.
Por edhe edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani. Po kështu ka qenë i pranishëm dhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe të gjithë titullarët e pushtetit lokal në Shkodër. E Vllaznia e koshit ua ka shpërblyer të gjithëve me këtë fitore spektakolare, ndonëse dramatike, ndaj Tiranës.
Vllaznia – Tirana 96-93
(13-21, 19-18, 24-21, 18-14 / 10-10, 12-9)
Vllaznia: Hamati, Bekteshi, Ndoja, Berdica, Arra, Taraboshi, Da. Lekndreaj, Do. Lekndreaj, Gjonaj, Frilove, Xhekson, Palmer. Trajner: J. Sarin
Tirana: Strazimiri, Rame, Vogli, Durrsi, Karaj, Lasku, Gjyzeli, Hysenagolli, Shima, Xhonson, Hasani, Hysa. Trajner: N. Milatoviç
Gjyqtarë: G. Cici, G. Hoxha, E. Koçi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të
(10-11 mars 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Flamurtari 107-42
Kamza Basket – Teuta 59-72
Të shtunën:
Vllaznia – Tirana 96-93
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 16 14 2 1541-1067 30
- Vllaznia 16 11 5 1282-1081 27
- Teuta 16 11 5 1235-1087 27
- Kamza Basket 16 7 9 1185-1281 23
- Ardhmëria Basket 16 5 11 1095-1066 20
- Flamurtari 16 0 16 773-1530 16