AlbanianSport.com 12.03.2017 07:05
ASNN – Pasi e ka luajtur të martën takimin e parë, atë ku Teuta ka fituar 3-0 në Elbasan ndaj skuadrës vendase, niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A1, i ka luajtur dje 3 takimet e tjera dhe Barleti Volej, Partizani dhe Tirana kanë korrur fitore të thjeshta, në 3 sete, në takimet e tyre përkatëse.
Barleti Volej e ka mundur Skënderbeun me formacionin e dytë. Apo e thënë ndryshe me rezerva. Setet nuk kanë nevojë për shumë koment, sepse Skënderbeu në asnjë moment nuk ka bërë rezistencë. 25-14, 25-11, 25-13 dhe në përfundim 3-0, atje ku kampionet në fuqi kanë falur shumë për korçaret. Ndërkohë, Partizani ka vuajtur vetëm në setin e tretë në përballjen me Vllazninë, sepse në të tjerat ka fituar lehtësisht.
Në setin e parë dhe të dytë, gjithçka është dominuar nga Partizani. Në të tretin Vllaznia ka kryesuar në 14-19. Dhe me shumë mundim Partizani ka barazuar në 22-22, 23-23, 24-24, 25-25 dhe në përfundim 27-25 dhe 3-0 për të kuqet e trajnerit Roland Tarja. Në takimin e fundit, volejbollistet lushnjare të Krutjes kanë kapitulluar pa kushte në fushën e vet ndaj Tiranës, ndërsa është mundur lehtësisht nga bardheblutë, 0-3.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 11-të
(6-11 mars 2017)
Të martën:
Elbasani – Teuta 0-3
Të shtunën:
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
Lushnja – Tirana 0-3
Partizani – Vllaznia 3-0
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 11 11 0 33-4 32
- Teuta 11 9 2 30-10 27
- Partizani 11 8 3 27-12 25
- Tirana 11 6 5 22-16 19
- Vllaznia 11 5 6 17-23 13
- Lushnja 11 3 8 12-26 8
- Skënderbeu 11 2 9 10-28 8
- Elbasani 11 0 11 1-33 0