AlbanianSport.com 11.03.2017 20:20
ASNN – Pasi ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë të javës së 25-të, Kategoria Superiore ka vijuar sot me dy ndeshje të tjera dhe Kukësi është shkëputur sërish në krye, pasi ka fituar ndaj Korabit me rezultatin e thellë 4-0.
Pejiçi në minutën e 24-t, Kaleja në minutën e 42-të, si dhe Dvornekoviçi në minutën e 59-të dhe sërish Pejiçi, në të 72-tën, kanë vulosur suksesin e verilindorëve. Kukësi kryeson tanimë me 51 pikë, dy më tepër sesa Skënderbeu, që u ndal të premten nga Tirana në një barazim 2-2, dhe Partizani, që sot fitoi 2-1 ndaj Flamurtarit.
Të kuqtë kryeqytetas e kanë mbyllur gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar dy herë në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe pamje të të cilët i sjell kronikë e mëposhtme. Goli i vetëm i Flamurtarit në pjesën e dytë, nuk u ka mjaftuar vlonjatëve për të shmangur humbjen.