Gjergj Vyshka 11.03.2017 16:35
Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë të ditur programin paraprak të përgatitjes së ekipit tonë kombëtar për ndeshjet eliminatore, që do të mbahen nga data 2, deri më 19 gusht 2017, ndaj Austrisë dhe Holandës.
Në muajin prill, Kostantinides do të jetë në Shqipëri, për të parë ndeshjet e kampionatit, që me shumë siguri do të përkojnë dhe me fazën e “play-off”-it. E jo vetëm kaq, por do të jetë dhe për një takim me trajnerët vendës.
Në muajin maj ai do të jetë për finalet për titull, si dhe për klinikë teorike me trajnerët tanë. Në korrik, pikërisht më 1 dhe 2 të këtij muaj, të gjithë lojtarët do të arrijnë në Tiranë. Më 3 korrik 2017 nisin përgatitjet.
Më 19 dhe 22 korrik 2017 janë parashikur dy miqësore me Kosovën, në Tiranë ose në Prishtinë. Kurse, nga data 24, deri më 29 korrik 2017 do të udhëtohet drejt Armenisë për pjesëmarrjen në një turne miqësor.
Ky pra është programi i trajnerit Antonis Kostandinides.