Gjergj Vyshka 10.03.2017 19:00
Federata Shqiptare e Volejbolli ka vendosur që faza çerekfinale e paratërejave të luhet më 20 dhe 21 maj. E finalet më 27 dhe 28 maj 2017, ndërsa do të marrin pjesë dy ekipet e para të dy grupeve E dhe F e do të luhet me sistem grumbullimi.
Kurse për të para të rinj do të jetë vetëm një fazë finale më 27 dhe 28 maj. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Volejbollit do të nisë dhe kampionatin e moshës deri në 14 vjeç, atje ku faza eliminatore për meshkuj e femra do të zhvillohet më 8 dhe 9 prill 2017.
Më pas faza finale do të jetë më 15 dhe 16 prill 2017, ndërsa do të marrin pjesë lojtarët e datëlindjes 1 janar 2003 e në vazhdim. Vendi i zhvillimit do të caktohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, kurse regjistrimet për pjesëmarrjen në garë do të jenë deri më 18 mars 2017.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Paratëreja
Kalendari i fazës çerekfinale
Grupi E
Skuadrat pjesëmarrëse:
- Vllaznia
- Vlora Volej
- Skënderbeu
- Pogradeci
Dita e parë
(20 maj 2017)
Vllaznia – Pogradeci ora 12:00
Vlora Volej – Skënderbeu ora 13:30
Pogradeci – Skënderbeu ora 15:00
Dita e dytë
(21 maj 2017)
Vllaznia – Vlora Volej ora 09:30
Vlora Volej – Pogradeci ora 11:00
Skënderbeu – Vllaznia ora 12:30
Grupi F
Skuadrat pjesëmarrëse:
- Partizani
- Elbasani
- Flamurtari 1
- Himara
Dita e parë
(20 maj 2017)
Partizani – Himara ora 11:00
Elbasani – Flamurtari 1 ora 12:30
Himara – Flamurtari 1 ora 14:00
Dita e dytë
(21 maj 2017)
Partizani – Elbasani ora 10:30
Elbasani – Himara ora 12:00
Flamurtari 1 – Partizani ora 13:30
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Paratërinj
Kalendari i fazës finale:
Skuadrat pjesëmarrëse:
- Farka Volej
- Iliria
- Shoqata Elbasani 1
- Elbasani
Dita e parë
(27 maj 2017)
Farka Volej – Iliria ora 11:00
Shoqata Elbasani 1 – Elbasani ora 12:30
Iliria – Elbasani ora 14:00
Dita e dytë
(28 maj 2017)
Farka Volej – Shoqata Elbasani 1 ora 09:30
Shoqata Elbasani 1 – Iliria ora 11:00
Elbasani – Farka Volej ora 12:30