AlbanianSport.com 10.03.2017 18:05
ASNN – Jo më thjesht për pjesëmarrje, por tanimë edhe për rezultate. Ka qenë kjo kërkesa që Federata Shqiptare e Basketbollit dhe presidenti i saj, Avni Ponari, u kanë vënë drejtuesve të 5 ekipeve përfaqësuese, femra dhe meshkuj, në Eliminatoret e verës.
Dhe përgatitjet kanë nisur që këtë të premte, me rinovimin e kontratës me qipriotin Antonis Konstandidis, i cili këtë edicion do të jetë në rolin e kryetrajnerit të të gjithë ekipeve. Kështu, basketbolli shqiptar bëhet gati për një tjetër verë evropiane, ku Shqipëria do të marrë pjesë me 5 ekipe përfaqësuese, femra dhe meshkuj.
Dhe përgatitjet kanë nisur që këtë të premte, me rinovimin e kontratës me qipriotin Antonis Konstandidis, i cili këtë edicion do të jetë në rolin e kryetrajnerit të të gjithë ekipeve. Për presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, tanimë ka ardhur koha për rezultate.
Ndërsa trajneri qipriot ka theksuar se Kombëtarja e të rriturve do ta vazhdojë aty ku i mbylli eliminatoret e shkuara, ku në ndeshjen e fundit pati mundur Sllovakinë, duke gjetur fitoren e parë në arenën ndërkombëtare pas 7 vitesh. Në grupin paraeliminator të Botërorit 2019, Shqipëria e basketbollit do të përballet me Holandën dhe Austrinë.