Gjergj Vyshka 10.03.2017 13:30
Në Postonja të Sllovenisë, nga data 2, deri më 8 korrik 2017, do të organizohet Samiti i 11-të Evropian i Femrave. Dhe Federata Shqiptare e Basketbollit e ka shpërndarë këtë ftesë për pjesëmarrje edhe për klubet shqiptare, ndërsa kërkohen dy lojtare femra të datëlindjes 2002 dhe më tej një trajnere femër që stërvit këtë kategori dhe një gjyqtare femër.
Sipas Federatës Shqiptare të Basketbollit, afati për të dërguar kërkesën për aplikimin e pjesëmarrjes në këtë veprimtari, është deri më 30 prill 2017, kurse në institucionin më të lartë të koshit shqiptar, që të ketë dhe një kohë regjistrimi në turneun slloven, deri më 25 prill 2017. Sepse Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë të qartë se nëse do të ketë më shumë se një aplikim do të ketë përzgjedhjen.
Dhe dokumentet për aplikimin janë formulari me të dhënat personale, kartela mjekësore për gjendjen fizike (e mirë, apo jo), formulari i aprovimit të prindit që lejon fëmijën e tij të shoqërohet nga trajneri dhe fotot. Dhe kjo do të jetë dhe si një formim i një kombëtareje të Nën-15-vjeçareve në basketboll për femra, apo dhe rritja cilësore e një gjyqtare femër dhe një trajnere femër.