Atletikë / Gega: Evropiani i Beogradit, thjesht, stacion stërvitor për mua

Share Button

Gjergj Vyshka 09.03.2017 09:45

E vogla e artë e atletikës shqiptare: “Me rezultatin që kisha edhe në listën e para garës isha në vendin e pestë, mund të arrija të tretin”. Luiza Gega, e vogla e artë e atletikës shqiptare, mbi të gjitha rekordmene kombëtare në 800, 1,500, 3,000 me dhe pa pengesa, 5,000 dhe 10,000 metra, tashmë ka vendosur të fokusohet vetëm në një garë.

Që nga përfundimi i Kampionatit Evropian të Sallave të Mbyllura, atje ku zuri vendin e 5-të në 1500 metra me kohën 4’11”64, Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi kanë vendosur që tash e tutje të jenë për 3000 metra me pengesa. Në këtë garë është nënkampione e Evropës në Amsterdam me 9’28”52, kohë që është edhe rekord kombëtar.

Tashmë ajo pretendon që në Botërorin e Londrës të arrijë jo vetëm thyerjen e këtij rekordi, por dhe të jetë në 5 më të mirat. Në fakt përpara garës së Beogradit, Gega kishte zënë vendin e 3-të në 3,000 metra në Francë me 8’52”53. Më pas, vendin e dytë në Ostrava në 1,500 metra me 4’08”76.

Më teh, në Stamboll, atje ku do të thyente dhe rekordin kombëtar, do të ishte e para me 4’06”66. Por nuk duhet harruar që është Kampione Ballkani dhe rekordmene Ballkani e sallave të mbyllura. Ja dhe intervista e saj për “Sport Ekspres”, që AlbanianSport.com jua sjell të plotë në vijim:

 

– E treta në Francë në 3000 metra, e dyta në Ostrava në 1500 metra dhe e para në Stamboll, po në 1500 metra, shoqëruar me rekord kombëtar. Çfarë ndodhi në Beograd?

– Së pari duhet të bëj të ditur se unë nuk kisha deklaruar se do të shkoja për medalje në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura në Beograd. E them këtë sepse edhe me rezultatin që kisha në listën e nisjes, isha e 5-ta. Mund të kapja dhe vendin e 3-të, por, megjithatë, gara e 1,500 metrave nuk është më e imja. Ne e dinim cilat ishin kundërshtarët dhe britanikja, e cila mori dhe medaljen e artë, është njëkohësisht dhe rekordmene e Evropës për salla të mbyllura. Ne kemi 10 muaj që jemi duke u përgatitur për 3,000 metra me pengesa dhe, duke pasur edhe fatin me vete, apo dhe duke shpresuar të mos kemi dëmtime, apo viroza, siç jemi tani, shpresojmë të arrijmë më të mirën.

 

– Në fakt, përpara Evropianit, ju nuk keni marrë pjesë në Ballkaniadë, edhe pse jeni kampione dhe njëkohësisht rekordmene e tij…

– Unë kam 5 vjet që dalë kampione e Ballkanit në 1,500 metra dhe si të thuash dhe jam velur pak. Madje me trajnerin kishim vendosur të mos merrnim pjesë as në Kampionatin Evropian të sallave të mbyllura, sepse donim të vazhdonim përgatitjet për Botërorin. Por duke parë formën e mirë demonstruar me rezultatet që kam arritur në mitingjet ndërkombëtar menjëherë pas përgatitore në Kenia, atëherë vendosëm të shkonim, por gjithnjë për një garë pa një qëllim të caktuar. E theksoj dhe një herë, kjo ishte hera e fundit që mora pjesë në 1,500 metra një garë në të cilën kërkohet dhe fizik, por dhe shpejtësi.

 

– Le të qëndrojmë tek Botërori i Londrës, do të preferonit të shkonit përsëri jashtë për përgatitjet, apo do të qëndronit këtu?

– Specifikisht për t’u përgatitur për 3,000 metra me pengesa, aq më tepër që ne ende kemi probleme teknike, atëherë do të na duhet lartësi dhe një vend me mungesë të oksigjenit për mushkëritë sikurse ishim në Kenia. Me shumë mundësi do të jetë Korça, por kjo varet dhe nga fondet financiare. Megjithatë më duhet të them se në maj do të jem dhe në “Diamond Ligë” në Shanghai, e cila do të jetë dhe prova përpara Botërorit të Londrës.

 

– Së fundi, cilat janë objektivat për Botërorin?

– Pak a shumë këto gara janë për atletet keniane e etiopiane. Por, pa qenë raciste, shpresoj që një gjë e tillë të jetë dhe për ne “të bardhët”. Megjithatë shpresoj shumë që të jem në 5 të parat e Botërorit në 3,000 metra me pengesa, pa hequr aspak fokusin në podiumin e medaljeve. E theksoj dhe një herë, shpresoj shumë që të kem fatin që të mos kem më dëmtime sikurse në Rio de Zhaneiro.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh