AlbanianSport.com 09.03.2017 08:50
ASNN – Uta Ibrahimi kërkon të bëhet femra e parë shqiptare që do të ngjitet në Everest. Alpinistja nga Gjilani do të niset në 16 mars për të pushtuar majën më të lartë të botës.
Ajo ka kryer një përgatitje të lartë fizike dhe psikologjike për gati një vit, duke sakrifikuar ushqimin, pushimet si dhe jetën private. Kështu, Historia përsëritet për herë të dytë.
Një femër shqiptare provon të ngjitet në majën më të lartë të botës, Everest. Uta Ibrahimi, vajza nga Gjilani së bashku me trajnerin e saj, Xhimi Begeja do të nisin një ekspeditë dy-mujore për të pushtuar Everestin.
Por si është përgatitur Uta për këtë nismë kaq të vështirë. Çfarë e bindi Utën për t’u ngjitur në Everest dhe a e frikëson atë kjo sipërmarrje?