AlbanianSport.com 06.03.2017 10:40
ASNN – Kampioni i ri i Evropës në Salla të Mbyllura në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, ka zbritur në Rinas në orët e para të mëngjesit së të hënës dhe ia ka kushtuar suksesin e tij të gjithë shqiptarëve. Për kampionin shkodran, vështrimi është hedhur drejt një tjetër niveli tashmë.
Ndonëse ka qenë një orë vonë dhe një kohë me një shi të rënduar, nuk kanë qenë të pakët ata familjarë, miq, dashamirës, por edhe tifozë të thjeshtë që kanë dalë për të pritur kampionin e ri të Evropës në kërcim së gjati. Izmir Smajlaj ka zbritur në Rinas në orët e para të mëngjesit së të hënës dhe ia ka kushtur suksesin e tij të gjithë shqiptarëve.
Për kampionin, vështrimi është hedhur drejt një tjetër niveli tashmë. I emocionuar, trajneri i tij, Vildan Tufi, ka theksuar se ka besuar deri në fund tek atleti i ri. Ndërsa për presidentin e atletikës shqiptar, Gjergj Ruli, Smajlaj është një bast i fituar. Kurse drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, ka premtuar se vlerësimi nuk do të mungojë.
Të shtunën në mbrëmje, Izmir Smajlaj, është shpallur kampion i kontintetit, duke kërcyer plot 8 metra e 8 centimetra dhe duke marrë medaljen e artë.