Gjergj Vyshka 05.03.2017 22:15
Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, sonte ka bërë dhe gazetarin, teksa ka shpërndarë direkt një prononcim të Izmir Smajlajt menjëherë pasi shkodrani ka marrë medaljen e artë.
“Nuk di se si ta përshkruaj këtë situatë. Jam shumë i emocionuar. Ndihem mirë që i kam bërë të gjithë shqiptarët krenar. Falënderoj përzemërsisht të gjithë shqiptarët për mbështetjen e tyre, familjarët e mi, trajnerin, por dhe Federatën Shqiptare të Atletikës për gjithçka që ka bërë për mua.”
“Jo vetëm kaq, falënderoj ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka. Po pse jo dhe të gjithë ato që më duartrokitën në sallën ku u mor medalja. Nuk duhet të harroj mediat, të cilat na rrinë pranë në çdo kohë”, – ka theksuar Smajlaj menjëherë pas marrjes së medaljes.