AlbanianSport.com 05.03.2017 18:10
ASNN – Flamurtari ka mposhtur në volejboll për femra Apoloninë, 3-1. Por kjo ndeshje ka nisur me incidente, ndërsa në fillim të ndeshjes ndihmëstrajneri i Flamurtarit, Shpëtim Abedini, ka debatuar me tone të ashpra me gjyqtarët e takimit. Arsyeja ka qenë moslejimi i aktivizimit të 3 titullareve të Flamurtarit, Isakajt, Gucit dhe Gjonit.
Dy të parat kishin marrë kartonë të kuq, ndërsa Gjoni priste licencimin pas kartonit. Pra thjeshtë ka qenë arsye mospagese për kartonët e kuq në Federatën Shqiptare të Volejbollit, ndërsa Abedini pretendonte se ishin paguar detyrimet dhe këto lojtare mund të aktivizoheshin që këtë ndeshje.
Por gjyqtarët kundërshtonin. Është dashur ndërhyrja e shefit të financave të FSHV-së, Refet Kasmi, që të jepej drita jeshile e aktivizimit e lojtareve pasi pagesa ishte kryer. Gjithsesi vlonjatet e kanë likuiduar ekipin mik në dy setet e fundit duke treguar edhe njëherë se janë zot në shtëpinë e tyre.
Flamurtari – Apolonia 3-1
(25-12, 17-25, 25-11, 25-19)
Flamurtari: Isakaj, Ademi, Mehmeti, Çaushaj, Llanaj, Faqolli / Kulla, Dedaj, Gjoni, Guci, Shehu, Koçi. Trajner: Y. Lulushi
Apolonia: Dobrati, Kolila, P. Rrushi, Çaushaj, Devija, Bobrati / Lazaj, Ramaj, Kuqi, A. Rrushi, Komunaku, Beqaj. Trajner: T. Gjini
Gjyqtarë: E. Dusha, Ç. Kojku (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 7-të
(4 mars 2017)
Të shtunën:
Minatori – Divjaka 3-0
Flamurtari – Apolonia 3-1
Korabi pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Korabi 5 4 1 13-4 12
- Flamurtari 6 4 2 13-8 12
- Apolonia 6 3 3 12-11 9
- Mirdita 6 3 3 10-10 9
- Divjaka 5 0 5 0-15 0