AlbanianSport.com 14.11.2014 17:55
ASNN – Trajneri i përfaqësueses franceze, Didië Deshamp, gjatë konferencës për shtyp të dhënë përpara miqësores Francë-Shqipëri. ka komentuar vendimet e komisionit të disiplinës të UEFA-s, të dhëna për ndeshjen Serbi-Shqipëri. AI i ka quajtur të paqarta këto vendime dhe sigurisht që më e dëmtuara ka qenë Shqipëria në këtë rast. Më tej ai ka thënë se kombëtarja shqiptare i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar në për në fazën finale të EURO 2016.
Disa orë përpara ndeshjes miqësore Francë-Shqipëri, trajneri i përfaqësueses franceze, Didië Deshamp, në konferencën për shtyp të dhënë përpara ndeshjes, ka komentuar fillimisht vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri të datës 14 tetor. “Nuk e kuptoj aspak vendimin që mori Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri duke i lënë të dyja skuadrat pa pikë”, – ka thënë ai.
“Në këtë rast më e dëmtuara më duket Shqipëria, – ka vijuar trajneri i galëve. – Duke parë situatën e rëndë që krijua në fushë, me futjen e tifozëve në fushë dhe dhunën e shkaktuar ndaj futbollistëve shqiptarë, sigurisht që vendimi i disiplinorit të UEFA-s duhet të shkonte në favor të Shqipërisë.” Deshamp ka theksuar se e ka parë me kujdes ecurinë e ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe mendon se i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2016.
“I kam ndjekur ndeshjet e Shqipërisë dhe mendoj se ka një ekip të mirë, – ka theksuar ai. – I vlerësoj lojtarët shqiptarë dhe mendoj se nëse do të vazhdojnë të luajnë kështu, i kanë të gjitha mundësitë të kualifikohen për në finalet e Euro 2016. Ndeshja miqësore Francë-Shqipëri do të luhet sonte, duke nisur nga ora 20.45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizioni Shqiptar.