Gjergj Vyshka 05.03.2017 09:20
Gara e Orientimit, që në fakt do të zhvillohet të dielën, ka sjellë vendet e Evropës Juglindore në Tiranë, në një konferencë që është organizuar të premten në mjediset “Te Stela Resort”.
Gjithçka organizohet nga “Club Albania”, e cila ka pasur dëshirën të informojë publikun për këtë veprimtari, apo t’i tregojë se çfarë është orientimi në vetvete. Orientimi është një sport teknik për të gjitha moshat, që ka nevojë për një zgjuarsi të përdorimit të busullës.
Kjo veprimtari zhvillohet në terrene të ndryshme e sidomos në pyll. E të dielën pranë shkollës “Osman Myderizi” do të bëhet mbledhja e konkurrentëve e më pas starti i saj, si dhe në përfundim do të shpërndahen medaljet.