Peshëngritje / Ja historia e pjesëmarrjes së shtangës kuqezi në Olimpiada

Share Button

Olympic-rings

AlbanianSport.com 14.11.2014 17:05

Duhet evidentuar që në “Londër 2012”, Shqipëria ka qenë e kualifikuar me pesë peshëngritës me normë, që ishin Romela Begaj, Daniel Godelli, Briken Calja, Endri Karina dhe Hysen Pulaku. Në “Pekin 2008” ka pasur tre peshëngritës me normë, të cilët ishin Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha. Në “Athinë 2004” ka pasur dy peshëngritës, Theodharis e Gerti Trasha.

Në “Sidnei 2000” ka qenë pjesëmarrës Ilirjan Sulin, i cili zuri vendin e pestë në dygarësh, në peshën 77 kg, me 355 kg. Po kështu Suli ka qenë edhe në “Atlanta 1996”, ndërsa pati zënë vendin e 14-të në dygarësh të peshës 76 kg me 322.5 kg. Në “Barcelonë 1992” kanë tre përfaqësues të peshëngritjes shqiptare, Sokol Bishanaku, sot trajneri i kampionit të botës, Daniel Godellit, në peshën 67.5 kg, teksa ka zënë vendin e 13-të me 282.5 kg.

Po kështu në të njëjtën peshë me të ka qenë edhe Fatmir Bushi, që zuri vendin e 11-të me 290 kg. Dhe Dedë Dekaj në peshën 110 kg, i cili në dygarësh ngriti 380 kg duke zënë vendin e 9-të. Dhe kulmi i pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Mynih 1972” është Ymer Pampuri. Ndaj sot me 7 sportistë të kualifikuar në “Rio de Zhaneiro 2016” peshëngritja shqiptare është krenare.

E aq më shumë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, sepse shtatë sportistë të kualifikuar dy vjet përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike është më shumë se sa arritje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh