Gjergj Vyshka 03.03.2017 17:55
Federata Shqiptare e Basketbollit ka lajmëruar se të premten e ardhshme, në ora 12:00, në mjediset e Hotel “Tirana International” do të zhvillohet një konferencë për shtyp, e cila do të ketë për qëllim nënshkrimin e kontratës së re me trajnerin e kombëtares së meshkujve, Antonis Konstandinides.
Jo vetëm kaq, por do të diskutohet për përgatitjet e Eliminatoreve të Botërorit 2019, që kuqezinjtë i luajnë ndeshjet nga data 2, deri më 19 gusht 2017, ndërsa Shqipëria do të jetë përballë Austrisë dhe Holandës, si dhe komente për probleme të tjera.
E në panel, krahas trajnerit të kombëtares Antonis Kostantinides, do të jetë dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani.