AlbanianSport.com 14.11.2014 15:25
ASNN – Beratasit e kanë lënë pas atë barazim “fantazëm” në shtëpi dhe kanë filluar të mendojnë për ndeshjen me Pogradecin. Në mungesë të trajnerit Memushi, stërvitjen e Tomorit në ditët e fundit e ka drejtuar ndihmëstrajneri Madrid Muzhai.
Tomori i është kthyer fushës së vjetër të stërvitjes, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur që të shfrytëzojnë gjendjen momentale të mirë të kësaj fushe, ndërsa në kohë me shi ajo kthehet në një “moçal”.
Ndërkohë pas dy barazimeve në shtëpi, njëra pas tjetrës, beratasit do të kërkojë pa dyshim rezultatin pozitiv në Pogradec. Këtë javë do të rikthehet kapiteni Arbëri pas pezullimit me tre kartona të verdhë.
Në mëdyshje janë dy futbollistët e dëmtuar Gjata dhe Idrizaj.