Java e 14-të, Tirana, Flamurtari & Goga Basket, fitore komode të premten

Share Button

AlbanianSport.com 03.03.2017 07:55

ASNN – Janë luajtur të premten 3 ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore dhe të 3 skuadrat e kreut kanë arritur fitore komode, madje edhe në kufijtë e rekordeve. Kështui, Tirana ka marrë fitoren e 12-të radhazi, ndërsa dje pasdite, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka mundur Skënderbeun me shifrat 81-59.

Të besuarat e trajnerit Roland Avrami kanë shpërthyer që në pjesën e parë dhe, për të vulosur fitoren e vajzave bardheblu, ka shërbyer fitorja e thellë e pjesës së tretë. Tirana kryeson renditjen bashkë me Flamurtarin. Kjo e fundit, që ka luajtur një ndeshje më tepër, ka shpërthyer keq dje në Bathore.

Në 26 minuta lojë, basketbollistja vlonjate, Olta Rrapaj, ka shënuar 111 pikë, ndërsa Flamurtari në total ka shënuar 143 pikë kundrejt 90 të Kamza Basket. Madje trajneri Toska ka pranuar se e ka hequr nga loja, sepse ndryshe do të kishte vazhduar të shënonte dhe më tepër.

Skuadra tjetër pretendente, Goga Basket, ka mundur Studentin 95-59, në takimin tjetër të kësaj jave, të zhvilluar dje, duke mbetur në vendin e 3-të, me 23 pikë, një më pak sesa Flamurtari dhe Tirana. Vllaznia pret sot në Shkodër Apoloninë, ndërsa Elbasani, për efekt kalendari, është pushim këtë javë.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 14-të

(3-4 mars 2017)

 

Të premten:

Tirana – Skënderbeu                      81-59

Goga Basket – Studenti                  95-59

Kamza Basket – Flamurtari            90-143

 

Të shtunën:

Vllaznia – Apolonia                          ora 12:00

Elbasani                                            pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Flamurtari                  13        11          2        1115-852       24
  2. Tirana                         12        12          0          870-735       24
  3. Goga Basket             12        11          1        1104-650       23
  4. Vllaznia                     12          6          6          807-783       18
  5. Studenti                     12          6          6          792-785       18
  6. Elbasani                    12          4          8          859-879       16
  7. Skënderbeu              12          4          8          756-877       16
  8. Apolonia                    12          1        11          732-1034     13
  9. Kamza Basket          13          0        13          662-1196     13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh