Atletikë / Nis Evropiani i Beogradit, Smajlaj, rekord & kualifikim që me të parën

Share Button

AlbanianSport.com 03.03.2017 12:05

ASNN – Kanë nisur sot paradite garat e Kampionatit Evropian të Atletikës në Salla të Mbyllura, që po mbahet në Beograd. Në këtë veprimtari, Shqipëria po merr pjesë me dy prej sportistëve të saj më spikatur.

Bëhet fjalë për Luiza Gegën, që është edhe nënkampione në fuqi e Evropës në 3,000 metra me pengesa, si dhe për kampionin e sapokurorëzuar të Ballkanit në kërcimin së gjati, Izmir Smajlaj.

Dhe ka qenë ky i fundit që ka zbritur sot i pari në pistë për garat kualifikuese të kësaj disipline. Ndryshe nga gara e para disa ditëve, të mbajtur po në Beograd, ku theu rekordin kombëtar në salla të mbyllura me provën e 6-të dhe të fundit me 7 metra e 98 centimetra, shkodrani e ka arritur këtë largësi sot që me provën e parë.

Kësisoj, duke barazuar rekordin e vet, ai ka siguruar edhe vendin në finalen e së shtunës, që do të zhvillohet në mbrëmje. Sonte do të zbresë në pistë edhe atletja Luiza Gega, e cila do të garojë në baterinë e 3-të kualifikuese të garës së 1,500 metrave.

Nëse kualifikohet, finalja e kësaj gare për shqiptaren do të jetë të shtunën në mbrëmje. Sipas asaj që kanë deklaruar dy sportistët në prag të nisjes për në Beograd, por edhe duke u mbështetur në formën e treguar dhe rezultatet që kanë arritur, si prej Smjalajt, ashtu edhe prej Gegës synohet podiumi kontinental.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh