Gjergj Vyshka 03.03.2017 10:25
Erzeni ka hyrë në fushë me një tjetër mentalitet, ndërsa është në stolin e rezervave Jurgen Dashi e si titullarë dy vëllezërit Vora, maqedonasi Andonov, Nazifi, Aldo Dashi dhe lojtari i lirë Berisha.
Shijakasit, duke luajtur me fenomenin e skuadrave të vogla që “po kapën setin e parë e kanë moralin më të lartë në vazhdim”, luajnë për gjithçka. Madje në dy pushimet teknike janë ata në epërsi 7-8 dhe 12-16.
Por Partizani, falë emrit dhe përvojës, e kthen situatën dhe 25-23. Në dy të tjerët, të kuqtë janë gjithnjë në udhëheqje të rezultatit dhe arrijnë të fitojnë 25-13 dhe 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-0.
Për t’u evidentuar është se maqedonasi Andonov ka qenë humbësi më i madh i sulmeve të shijakasve, ndërsa Nazifi, në setin e tretë, ka luajtur i dëmtuar në dorën e majtë. E megjithatë Partizani e ka merituar suksesin
Partizani – Erzeni 3-0
(25-23, 25-13, 25-15)
Partizani: Çali, Stepashkin, Melo Luis Fernandez, Troka, Kono, Gorenxa (L), Malaj / K. Martiro, Arapi, Qerraxhija. Trajner: Y. Tomori
Erzeni: A. Dashi, Andonov, Nazifi, Uruçi, A. Vora, E. Vora, Berisha (L) / J. Dashi, Moku. Trajner: R. Muka
Gjyqtarë: R. Kuka (Vlorë), E. Preka (Tiranë)
Ndihmës: K. Tota, E. Hazizi (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës finale:
Gjysmëfinalet:
(2 mars 2017)
1) Partizani – Erzeni 3-0
2) Vllaznia – Farka Volej 2-1
Finalja
(3 mars 2017)
Partizani – Vllaznia ora 18:00