FSHF reagon ndaj Partizanit, u numëron të kuqve 8 raste të tifozerisë problematike

Share Button

AlbanianSport.com 02.03.2017 19:35

ASNN – “Ping-pongu” i akuzave midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Klubit të Futbollit “Partizani” vazhdon dhe, pas ndëshkimit me 4 ndeshje pa tifozë, që solli reagimin e klubit të kuq, ka ardhur edhe kundër-reagimi i organizmit që qeveris futbollin në vend. Në një komunikatë për shtyp të botuar në faqen zyrtare në Internet të FSHF-së, kjo e fundit i numëron klubit kryeqytetas të paktën 8 raste gjatë këtij sezoni kur tifozët e Partizanit janë bërë objekt, për arsye të ndryshme, i vendimeve të Komisionit të Disiplinës pranë këtij organizmi. Ja dhe komunikata e plotë e FSHF-së:

 

“Në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin me 4 ndeshjet e radhës pa tifozë për klubin e Futbollit Partizani, Federata e Futbollit duke mirëkuptuar ndjesinë e tifozerisë së kuqe, shpreh keqardhjen e saj, por njëherësh kërkon të bëjë me dije vetë opinionin publik, por edhe vetë klubin që vetëm RASTET E PËRSËRITURA ndjeshëm gjatë këtij sezoni nga ana e tifozerisë janë bërë shkak për dënimin e skuadrës në vijimësi. Më konkretisht, rikujtojmë edhe një herë të gjitha vendimet disiplinore të Partizanit gjatë këtij viti nga Komisioni, vetëm për shkak të tifozerisë:

 

  1. VENDIM – Java e parë – Partizani-Luftëtari

 

Date 16.09.2016

 

KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse ne fushe pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes, denohet me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe ,ne baze te nenit  66/2 KDS.

 

  1. VENDIM – Java e 4-t – Partizani-Tirana

 

Date 28.09.2016

 

KF “Partizani”, për sjellje te gabuar te spektatoreve, duke hedhur mjete ndezese ne fushe duke shkaktuar nderprerjen te shkurter te lojes, ne baze te nenit 66/3/a te KDS , denohet me zhvillimin e  1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

 

  1. VENDIM – Java e 8-të – Korabi-Partizani

 

Date 26.10.2016

 

KF “Partizani”, per  sjellje te gabuar të spektatorëve ne menyre te perseritur, ne baze te nenit 66/1 , denohet me gjobe ne masen 200.000 (dyqindmije) leke. Gjithashtu ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet se ne rast perseritje masat disiplinore do te pershkallezohet.

 

  1. VENDIM – Java e 9-të – Partizani-Skënderbeu

 

Date 03.11.2016

 

KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur  parrulla ofenduese, ne baze te Nenit  66/3.a te KDS ,  denohet me 4 (kater) ndeshje pa spektatorë ne stadiumin perkates . Detyrohet KF “Partizani” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.

 

  1. VENDIM – Java e 18-të – Skënderbeu-Partizani

 

Date 13.01.2017

 

KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke perdorur shprehje fyese dhe leshuar mjete ndezese, ne bazë te nenit 66 të KDS denohet me gjobe ne masen 150.000 (njeqindepesedhjetemije) lek.

 

  1. VENDIM – Java e 21-të – Teuta-Partizani

 

Date 17.02.2017

 

F.K “Partizani”, paralajmerohet secili se, në rast perseritje te fenomeneve te tilla do te pershkallezohen masat sipas Kodit te Disiplines Sportive, bazuar ne nenin 13 te KDS.

 

  1. VENDIM – Java e 22-të, Tirana-Partizani

 

Date 23.02.2017

 

KF “Partizani”, për sjelle të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse,  duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 66/3.a të KDS denohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë.

 

  1. VENDIM – Java e 23-të – Kukësi-Partizani

 

Date 01.03.2017

 

KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerisë se saj ne menyre te perseritur, denohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne ndeshjet e rradhes, bazuar ne nenin 66/2 te KDS. Detyrohet KF “Partizani” te zhdemtoje stolat e thyer ne stadiumin “Zeqir Ymeri” ne qytetin e Kukesit.

 

Sikundër edhe shikohet nga vendimet zyrtare të Komisionit të Disiplinës për KF Partizani, në plot 8 të tilla, ato të gjitha janë të specifikuara me një pikë: “vetëm për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur”. Komisioni i Disiplinës në jo pak herë e ka paralajmëruar dhe njëherësh, e ka toleruar klubin,  për sjelljen jokorrekte në stadium të tifozerisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh