Skënderbeu / Korçarët “ngjallen” me Dajën, por sulmi mbetet “anemik”

Share Button

AlbanianSport.com 02.03.2017 16:15

ASNN- Këtë sezon ekipi i Skënderbeut ka pasur luhatjet e veta, sidomos gjatë dy fazave të para, por ecuria e fazës së tretë dhe me në krye trajnerin Ilir Daja, ka qenë fantastike dhe në 5 ndeshje të luajtura, Skënderbeu ka marrë 5 fitore, duke parakaluar Partizanin, rivalin e vet kryesor në renditje, por edhe duke barazuar Kukësin në krye të renditjes, pavarësisht se, në fund të fazës së dytë, verilindorët ishin 5 pikë para. Kjo për shkak se Kukësi ka regjistruar 3 fitore e dy barazime.

Ecuria e skuadrës së Dajës ka rikthyer entuziazmin në kampin korçar, ku besohet se titulli është plotësisht i mundshëm nëse skuadra vijon të fitojë në këtë formë. Por, edhe pse skuadra fiton dhe trajneri Daja duket entuziast, një tregues është domethënës për paraqitjen e Skënderbeut. Bëhet fjalë për sulmin, i cili nuk është më i dikurshmi sepse Skënderbeu ka bërë diferencën në sezonet e shkuara, pikërisht falë lojës së fortë sulmuese dhe është shquar për golat e shumtë.

Por këtë sezon Skënderbeu shënon pak, sidomos krahasuar me një sezon më parë. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Hamdi Salihi, megjithëse është lojtar i rëndësishëm në skuadër dhe një shënues i madh i kampionatit shqiptar, këtë sezon nuk është treguar vendimtar dhe përcaktues për ekipin e tij. një sezon më parë Salihi ishte i pakapshëm dhe realisht një lojtar që bëri gjëra të bukura për skuadrën korçare si në kampionat dhe në Kupat e Evropës.

Por, këtë sezon shkodrani nuk ka shënuar shumë, kjo dhe për shkak të dëmtimeve. Është fakt se Skënderbeu ka regjistruar shumë fitore, por këto suksese kanë ardhur me vështirësi. Statistikat flasin qartë dhe sipas tyre, Skënderbeu ka regjistruar deri më tani 9 fitore me vlerë minimale 1-0. Kjo tregon se 27 pikë janë marrë me vështirësi në garë dhe fitore të tilla, megjithëse janë me vlerë trepikëshe, mbajnë në ankth ekipin gjatë gjithë kohës.

E thënë ndryshe fitoret kanë ardhur, por me mjaft vështirësi e shpesh nga pika e bardhë e 11-metërshit. Asnjëherë më parë Skënderbeu nuk ka qenë kaq i dobët në sulm dhe Kukësi duket të jetë në epërsi, të paktën në këtë drejtim, sepse ka një sulm më efikas me Pejiç dhe Eminin. Mbetet të shihet paraqitja e Salihit në 13 javët e mbetura të Superiores këtë edicion, por repartet sulmuese do të jenë ata që do të bëjnë diferencën në garën për titull në këto javë të mbetura.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh