AlbanianSport.com 02.03.2017 11:15
ASNN – Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë në futboll për femra, Nevil Dede, tha: “Ishte një ndeshje miqësore në prag të eliminatorëve të Kampionatit Evropian. Jam i kënaqur nga loja e vajzave, jo vetëm se arritën një fitore të bukur e të merituar, por se bënë një paraqitje të mirë.”
“Ato luajtën me shpirt dhe arritën të zhvillonin një lojë të mirë me kombinacione të bukura dhe të shtrirë në gjithë fushën, – vijoi ish-futbollisti i Tiranës. – Kemi ende punë për të bërë deri fillimin e eliminatorëve si në aspektin tekniko-taktik, ashtu dhe të harmonizimit më të mirë të reparteve.”
Ndërkohë, homologu i tij, trajneri i Malit të Zi, Dervish Haxhiosmanoviç, u shpreh i kënaqur, pavarsisht humbjes. “Në këtë ndeshje përgatitore ekipi bëri një paraqitje të mirë, – ka thënë ai. – Vajzat zhvilluan një lojë të mirë u përpoqën të qarkullonin sa më mirë topin, ndërsa patën edhe disa aksione të bukura sulmuese.”
“Kundërshtari kishte një ekip të fortë që luajti mirë duke na vënë në pozita të vështira dhe shënuar dhe një gol që i dha fitoren, – ka vijuar ish-trajneri i Vllaznisë, u njohur ndryshe si “Deda”. – Na duhet akoma shumë punë për t’u përmirësuar në mënyrë që të jemi të gatshëm për eliminatoret e Evropianit”