(Video) Futboll – Femra / Vlen Myrtollari, edhe Nën-19-vjeçaret e mundin Malin e Zi

Share Button

AlbanianSport.com 02.03.2017 07:55

ASNN – Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë në futboll për femra, ka fituar ndaj Malit të Zi në miqësoren e luajtur dje në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Lojtaret kuqezi kanë luajtur më mirë, e kanë dominuar ndeshjen dhe kanë fituar me meritë, falë golit të shënuar nga Klarita Myrtollari në minutën e 25-të. Ndeshja ka nisur e shpejtë dhe në minutën e tretë kapitenia Uendi Muja ekzekuton një goditje dënimi nga 25 metra dhe topi kalon mbi traun e portës malazeze.

Në minutën e 12-të, Myrtollari rrëzohet brenda zonës, pas ndërhyrjes së portieres Cabarka, por gjyqtari Cjapi vazhdon lojën. Për të ardhur në minutën e 25-të; goditje e lirë për Shqipërinë, kapitenia Muja, një lojtare me shumë personalitet, harkon nga e majta dhe Myrtollari, e gjendur në shtyllën e dytë të portës malazeze, gjuan saktë me të djathtën dhe shënon. Pa kaluar as një minutë, Zarka shënon një tjetër gol, por në pozicion të parregullt.

Rasti më i mirë për mikeshat shënohet në minutën e 30-të, Vujadinoviç harkon nga e djathta, topi grushtohet nga Mulla, por shkon në këmbët e Vuçiçit, që godet fort në hyrje të zonës; veçse rreziku është larguar nga tonat në vijën “fatale”. Në të 40-ën, Zarka gjuan fort në një pozicion ballor me portën malazeze, por pret portierja malazeze me vështirësi në dy kohë. Përfundimisht 1-0 për Shqipërinë e Nën-19-vjeçareve, e cila ka dhënë sinjale pozitive për trajnerin Nevil Dede.

Në tetor, kjo kombëtare do të ndeshet në Tiranë në eliminatoret e Kampionatit Evropian me Spanjën, Ukrainën dhe Azerbajxhanin.

 

Shqipëri – Mali i Zi                1-0

Shënues: Myrtollari 25’

E mërkurë, 1 mars 2017, ora 11:00

në Stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier

Shqipëria: Mulla, Xhindole, Kasa, Jova, Nicku (Çerkini 46’), Doko, Levanaj (Digli 73’), Muja, Begallo (Lufo 70’), Myrtollari, Zarka (Rragami 58’). Trajner: N. Dede.

Mali i Zi: Cabarka, Tosiç, Novoçiç, Nikoliç (Tripkoviç 46’, Moraçanin 90’+2), Coguriç, Lonçar, Topaloviç (Goloviç 65’), Vujadinoviç, Vuçiç, Vranes, Brasnjo. Trajner: D. Haxhiosmanoviç

Gjyqtarë: K. Cjapi, K. Gjyli, E. Kapxhiu (Shqipëri)

Kartonë të verdhë: Begallo / Coguroviç

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh