AlbanianSport.com 01.03.2017 14:35
ASNN – Përmbysje e madhe në pjesën e dytë e vajzave kuqezi të futbollit, të drejtuara nga Armir Grima, që kanë fituar 5-3 ndaj Malit të Zi, ndërsa miqësorja e dytë mes tyre do të luhet nesër në Shkodër.
“Pjesën e parë nuk e kemi nisur mirë, kjo edhe për faktin se nuk aktivizova të gjitha lojtaret e formacionit, – ka thënë trajneri i Shqipërisë, Armir Grima. – Doja të shihja vajzat e tjera më konkretisht në fushë.”
“Megjithatë, në të dytën loja ndryshoi komplet dhe isha i bindur se kështu do të ndodhte, – ka vijuar ish-futbollisti i Vllaznisë. – Edhe pse golat, për hir të së vërtetës, erdhën në mënyrë aksidentale.”
“Përpos fitores, kemi ende shumë punë për të bërë, sepse pësojmë shumë gola dhe për më tepër që i bëjmë dhurata kundërshtarëve”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit të femrave, Armir Grima, duke folur pas ndeshjes me Malin e Zi.